Flash

FOTO/ Përplasen 3 makina në Qafë Thanë, plagosen 4 persona

Lapsi.al 16 August 2018
FOTO/ Përplasen 3 makina në Qafë Thanë, plagosen 4 persona

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Qafë Thanë. Mësohet se 4 persona nga Maqedonia janë plagosur si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve. Mësohet se të plagosur janë: Valeria Kostanovska 25 vjeçe, Orkidea Vleianovska 38 vjeç, Anastasia Velanoivska 17 vjeç dhe Andrea Kristovska, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Librazhdit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e motit të keq.

[caption id="attachment_331228" align="alignleft" width="1280"] Të plagosurit në spital[/caption]

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI