Flash

Ish-kreu i policisë së shtetit: Do të ketë ngjarje të rënda kriminale

Lapsi.al 16 August 2018
Ish-kreu i policisë së shtetit: Do të ketë ngjarje të

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi paralajmëron se situata kriminale në Shqipëri është shumë delikate dhe e frikshme. Sipas tij është si një “bombë që i është hequr siguresa dhe pritet të shpërthejë”. Ish-kreu i policisë thotë në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” se vullneti politik është instrumenti i vetëm i goditjes së krimit duke i shkëputur lidhjet me pushtetit.

“Asnjë prej këtyre eksponentëve të njohur të krimit, në këto 6 vjet, nuk është cenuar nga strukturat ligj-zbatuese për të vetmen arsye: atë të aleancës së ngushtë të tyre me pushtetin dhe me qeverinë. Në momentin që do të prishet ky raport, ashtu sikurse pakti i qetësisë mes vetë grupeve kriminale, situata do të precipitojë dhe do përballemi me fenomene të rënda të krimit në Shqipëri” – thotë Prençi.

“Pas largimit të ministrit Tahiri nuk u bë një krehje dhe kontroll i territorit për të sekuestruar të gjithë sasitë e magazinuara të lëndëve narkotike, asete këto të krimit të organizuar që trafikohen me tonelata herë pas here; e dyta, nuk shikojmë që të punohet nga policia për mijëra dosje të vjetra të pezulluara, gjë që do të sillte goditje të personazheve të krimit, të cilët tashmë janë të sigurt në vazhdimësinë e veprimtarisë së tyre të mëtejshme”- thotë ish-kreu i policisë së shtetit.

Të këshilluara

Tjetër tërmet lëkundi vendin pas mesnatës

Tërmetet nuk ndalen në vendin tonë. Një goditje e re u regjistrua pas mesnatës. Sipas IGJEUM goditja e fundit ka qenë me epiqender në Bulqizë. Lëkundja është re...

08:53

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI