Flash

Mbi 200 gazeta vendosin të sulmojnë Trump-in në mënyrë të organizuar

Lapsi.al 16 August 2018
Mbi 200 gazeta vendosin të sulmojnë Trump-in në mënyrë

Më shumë se 200 gazeta do të nisin këtë të enjte në Shtetet e Bashkuara një fushatë për të kundërshtuar sulmet e presidentit amerikan, Donald Trump, kundër shtypit të lirë.

Inisiativa që erdhi nga Marjorie Pritchard, shefja e rubrikës debat në  “The Boston Globe” u bëri thirrje për një reagim të gjerë në shkallë kombëtare, ndaj “luftës së ndyrë” të presidentit kundër medieve, duke e titulluar atë #EnemyOfNone (Armiq të askujt). Trump i ka etiketuar së fundmi gazetarët si “armiq të popullit”. Kjo shprehje mendohet të jetë krijuar nga gazetari komplotist  Alex Jones, të cilin tashmë e kanë përzënë shumë media serioze nga stafet e tyre. Ai pretendon se ia ka dhënë këtë shprehje ish kandidatit për president që në vitin 2015, kur e priti atë në një emision radiofonik. “The Boston Globe” kishte premtuar se do të shkruante një editorial mbi rreziqet e sulmit të administratës mbi shtypin, më 16 gusht, e u kërkoi edhe medieve të tjera të bënin të njëjtën gjë. Reagimi pozitiv fillestar nga 100 organe mediatike u rrit, duke iu bashkuar nismës 350 gazeta të mëdha kombëtare dhe lokale si Houston Chronicle, Minneapolis Star Tribune, Miami Herald ou le Denver Post, e mes tyre edhe të përditshme të rëndësishme ndërkombëtare, si “The Guardian”. Editoriali që ato do të botojnë nuk do të jetë i nëjti tekst për t'i lënë sejcilës prej këtyre mediave lirinë e saj të shprehjes. Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders refuzoi të thoshte se media nuk është “armiku i popullit”. Në një tubim në Florida, në korrik, CNN lmoi mbështetësit e Trumpit që fyenin dhe shanin gazetarët që mbulonin ngjarjen.
Në fakt nuk mungojnë edhe ata që nuk e kanë përkrahur këtë nismë duke e konsideruar atë jo esikase njofton gazeta Le Monde e lexuar nga Lapsi.al. Kështu psh ëall Street Journal nuk iu bashkëngjit inisiativës duk shpjeguar se të sulmosh Trump, për të njëjtat argumenta dhe në të njëjtën kohë nuk është një lëvizje e zgjuar për të shtuar lexuesit në mes të elektoratit të djathtë. Pas sulmeve të mbi 200 mediave pritet cili do të jetë reagimi i presidentit të ShBA në Twitter. Burimi le Monde/ Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI