Flash

Shpërthimi në çerdhe/ Drejtoresha mohon zjarrin, deklarata kontradiktore me policinë

Lapsi.al 16 August 2018
Shpërthimi në çerdhe/ Drejtoresha mohon zjarrin, deklarata

Pavarësisht se banorët e zonës pranë çerdhes në Ali Demi thonë se kanë dëgjuar një shpërthim dhe kanë parë flakë, drejtoresha e çerdhes thotë se nuk ka pasur shpërthim të bombolës së gazit. Sipas saj çerdhja është e sigurtë dhe bombulat janë të kolauduara.

"Ka një disinformim për një ngjarje që ka ndodhur ngjitur me godinën e çerdhes, dhe jo në godinën e çerdhes. Aktiviteti vazhdon normal dhe konform parametrave. Sa i takon ngjarjes është një ngjarje në hetim, ka aludime të ndryshme, presim që të shprehen ekspertët, por nuk ndikon në shërbimin që ne ofrojmë. Sa i përket sigurisë së elementëve të shërbimit dhe në rastin konkret bombolave të gazit, ato janë çertifikatë sigurie, janë të kolauduara dhe nuk ka pasur shpërthim bombole dhe as flakë në godinë. Megjithatë presim përfundimin e hetimit. Çerdhja është hapur normalisht në orën 06:30, stafi ka ardhur në orën 06:30, ne kemi qenë herët në ngjarje, ka ardhur policia. Zona nuk ka perimetër sigurie, që do të thotë ngjarja nuk ka ato përmasa që flitet. Është një ngjarje që aludohet nga keqbërës në komunitet" është shprehur drejtoresha.

Por sipas policisë shkak për flakët ka qenë rrjedhja e gazit nga bombulat. Sipas policisë, ka pasur edhe zjarr në godinë dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të fikur zjarrin që kishte rënë në magazinën e çerdhes.

Të këshilluara

Tjetër tërmet lëkundi vendin pas mesnatës

Tërmetet nuk ndalen në vendin tonë. Një goditje e re u regjistrua pas mesnatës. Sipas IGJEUM goditja e fundit ka qenë me epiqender në Bulqizë. Lëkundja është re...

08:53

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI