Flash

Suedezi te Krimeve të Rënda: Me paratë e pistoletave, do paguaja studimet

Lapsi.al 16 August 2018
Suedezi te Krimeve të Rënda: Me paratë e pistoletave, do paguaja

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin suedez, Ricard Vall, i cili 3 ditë më parë u kap me 19 pistoleta, në tentativë për t’i trafikuar drejt Suedisë.

Përpara gjyqtarit Sandër Simonio, 21-vjeçari Vall tregoi nëpërmjet përkthyeses se kishte udhëtuar me avion nga Suedia në Turqi, e më pas drejt kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.

Pasi kishte qëndruar 4 ditë në Prishtinë, ai kishte takuar një person që nuk e identifikon, i cili i kishte dhënë 19 pistoletat.

“Kthimin drejt Suedisë e mendova ta bëja në rrugë tokësore”, është shprehur 21-vjeçari, duke udhëtuar me autobus nga Prishtina drejt Gjermanisë.

Por, në kontrollin në pikën e kalimit kufitar të Murriqanit është kapur nga policia kufitare shqiptare. Vall nuk ka treguar deri më tani asnjë nga bashkëpunëtorët në këtë tentativë trafiku të armëve luftarake, por ka treguar vetëm motivet e këtij veprimi.

21-vjeçari suedez ka treguar përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda se kishte pranuar të trafikonte pistoletat vetëm për paratë, të cilat donte t’i përdorte më pas për studime.

Ndërkohë, Prokuroria për Krimet e Rënda pritet të nisë letërporosi drejt Kosovës dhe Suedisë, me qëllim për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të armëve, pasi është e bindur që 21-vjeçari Ricard Vall është vetëm një transportues.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI