Flash

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Fluks në doganën e Morinës, rradhë të gjata të automjeteve me udhëtarë dhe mallra

Lapsi.al 18 August 2018
Fluks në doganën e Morinës, rradhë të gjata të

Në kufirin Kosovë-Shqipëri, fluksi është në pikun e tij. Në hyrje edhe në dalje çdo ditë ka rradhë të gjata të automjeteve me udhëtarë ashtu edhe me mallra. Numri i tyre është i lartë për shkak edhe të prag mbarimit të sezonit veror. Proçedurat janë të njëjta siç kanë qenë më herët edhe pse thuhet ndryshe. Udhëtarët presin gjatë si në Morinë ashtu edhe në Vërmicë.

Të vetmit që nuk presin në radhë për të kaluar doganën e Morinës janë lopët, ndërsa udhëtarët në dy anët e kufirit nuk mund ta kenë këtë fat. Ndërkohë pika e përbashkët doganore në Morinë, nuk po funksionon.

Pala kosovare as që ka ndërmend të punojë në sportelet dhe godinën e përbashkët doganore të paktën deri në fund të këtij vitit. Një shenjë e mirë është dhënë për janarin e vitit të ardhshëm. Nuk dihen arsyet por thuhet se pala kosovare nuk është pajtuar me kushtet e sporteleve që përpunojnë të dhënat, mungon terminali si dhe sinjalistika e duhur në anën tonë.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI