Flash

Fqinjët blindojnë kufijtë, frikë nga refugjatët që kalojnë nga Shqipëria

Lapsi.al 18 August 2018
Fqinjët blindojnë kufijtë, frikë nga refugjatët që

Vendet fqinje kanë shtuar kontrollet në kufi për të parandaluar fluksin e refugjatëve që shkojnë drejt Europës e kalojnë trasit në Shqipëri. Pasi Ministria e Mbrojtjes malazeze njoftoi se Mali i Zi ka dërguar trupat ushtarake në kufirin me Shqipërinë për të parandaluar fluksin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, vigjilencë ka edhe në kufirin me Greqinë.

“Megjithëse ka një rënie prej 31 për qind të flukseve hyrëse të emigrantëve nëpërmjet kufirit greko-shqiptar që nga fillimi i vitit, agjencia kufitare e Bashkimit Evropian Frontex mbetet në gatishmëri në Janinë, në veriperëndim të Greqisë. Sipas raportimeve, 11 oficerë të Frontex nga Gjermania dhe Polonia po punojnë aktualisht me policët grekë në rajon, nga frika se migrantët mund të përpiqen të marrin një rrugë të re nga brigjet e Greqisë veriperëndimore në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi”, raporton “Kathimerini”.

“Ndërkohë, ka pasur një rritje në rastet e mashtrimit të emigrantëve dhe refugjatëve nga bandat që lëshojnë dokumente të rreme udhëtimi.

Emigrantët që planifikojnë të udhëtojnë për në Evropën Qendrore dhe Veriore paguajnë deri në 3.000 euro për dokumente që janë aq keq të falsifikuara saqë kanë çuar në arrestimin e më shumë se 200 njerëzve në aeroportet e Kalamatës, Aktio dhe Araxos në Greqinë perëndimore përgjatë dy viteve të fundit”, raporton media greke.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI