Flash

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Policia rrugore ndëshkon shoferët që nuk respektojnë rregullat, 5 në pranga për shpejtësi në Tiranë

Lapsi.al 18 August 2018
Policia rrugore ndëshkon shoferët që nuk respektojnë

Ashtu sikurse edhe kishte paralajmëruar, policia rrugore e Tiranës ka nisur kontrollet në të gjitha rrugët e kryeqytetit, për të shmangur çdo incident të mundshëm, sidomos në fundjavë. Në kuadër të Planit Operacional “Tispol Gusht 2018”, rrugorët vijuan kontrollet, ndërsa ka pasur edhe drejtues mjetesh që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit, ndërsa kanë rënë në pranga 5 prej tyre.

Sipas policisë nga verifikimet në terren janë evidentuar një numër i lartë shkeljesh, ku nga rrezikshmëria vlen të përmenden disa raste, si ai i rrugës “Ferit Xhajko” ku shpejtësia e lëvizjes së automjetit ishte 120 km/h, niveli i alkoolit 0.78 mg/, ndërkohë që në automjet udhëtonin e gjithë familja, përfshi edhe dy fëmijë të mitur. Në rrugën e “Kavajës” shpejtësia e lëvizjes së automjeteve varionte nga 93 km/h deri në 99 km/h, ndërkohë që shpejtësia maksimale e lejuar është jo më shumë se 30 km/h.

Gjithashtu shton policia janë arrestuar në kushtet e flagrancës 5 persona, nga te cilët 4 në gjendje të dehur dhe 1 i papajisur pa leje drejtimi. Janë pezulluar 32 leje drejtimi nga të cilat, 20 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 12 për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe janë ndaluar administrativisht 12 mjete për detyrime administrative të pashlyera.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI