Flash

Tahiri me pushime, por ç'po ndodh me hetimin për trafik droge?

Lapsi.al 18 August 2018
Tahiri me pushime, por ç'po ndodh me hetimin për trafik droge?

Ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duket se i ka lënë pas vuajtjet dhe stresin që i shkaktoi hetimi për trafik ndërkombëtar droge dhe u shfaq sot në rrjetet sociale duke shijuar pushimet. Foto e tij me të birin duke praktikuar një prej pasioneve të tij, zhytjen në det, bënë xhiron në portale, njësoj si të ishte ndonjë personazh i showbizz.

Por çfarë po ndodh me dosjen e tij në prokurori? Tahiri u akuzua për trafik ndërkombëtar droge, përmes lidhjeve që kishte me Habilajt, trafikantë droge në Vlorë që dërgonin tonelata me kanabis drejt Italisë duke pasur mbështetjen e vetë Ministrit të Brendshëm të asaj kohe.

Kërkesa e prokurorisë për ta arrestuar u hodh poshtë dhe që nga emërimi i Arta Markut në detyrë me votat e Partisë Socialiste, dosja Tahiri duket e ngrirë mes burokracive procedurave. Së fundmi prokurorët thonë se janë në pritje të përgjigjes së letër-porosive që janë dërguar në Itali dhe Greqi për lëvizjet e Saimir Tahirit në këto vende.

Bashkë me dosjen janë ngrirë edhe prokurorët që kërkuan arrestimin e ish ministrit. Elisabeta Imeraj është caktuar drejtuese e Prokurorisë së Tiranës. Gentian Osmani është nën "kthetrat" e vetingut sepse fillimisht u konfirmua në detyrë, por juristët e huaj të ONM kërkuan ankimimin e çështjes. Besim Hajdarmataj është shkarkuar si drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Thënë këto, nuk është fare e çuditshme që Tahiri po i shijon këto ditë të nxehta vere për të eksploruar mes pasioneve dhe dëshirave të tij, që shiten pastaj në media si kuriozitetet e ndonjë personazhi të famshëm.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI