Flash

Çfarë thuhej në përgjimet italiane për Mondi Begën dhe Aldo Baren

Lapsi.al 19 August 2018
Çfarë thuhej në përgjimet italiane për Mondi

Të enjten, në pikën e kalimit kufitar të Mavromatit, e njohur edhe si Qafë Bota, policia greke arrestoi një 48-vjeçar shqiptar biznesmen.

Ky është njoftimi i shpërndarë nga policia greke një ditë më pas, e cila sqaron se arrestimi është bërë për llogari të shtetit italian, i cili e kishte dënuar me akuzat e pjesëmarrjes dhe krijimit të organizatave kriminale, kontrabandës dhe trafikimit të drogës, heroinë dhe kokainë.

Policia greke thotë se është ndryshuar edhe emri. Ndërkohë, mësohet se i ndaluari është Mondi Bega, i cili dikur mbante emrin Edmond Bega dhe që në vitin 2009 rezulton të jetë arrestuar edhe në Shqipëri për llogari të shtetit italian. Mondi Bega ishte duke u kthyer në Shqipëri, pas pushimeve që kishte kaluar në ishullin e Korfuzit.

Siç tregon edhe një vendim i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Manoli Bega u ndalua sepse ishte dënuar në Torino në vitin 2008, me 21 vite burg për akuza të rënda. Në lajmet e 9 viteve më parë, mediet raportonin se ishte kapur një nga njerëzit kyç të bandës së Lushnjes, që drejtohej nga Aldo Bare.

Ja çfarë shkruhej pas arrestimit: “Hetuesit italianë kanë përgjuar biseda mes Begos dhe Bares gjatë viteve 2002-2005. Në bazë të përgjimeve, Antidroga italiane kishte arritur të kapte disa sasi narkotikësh, origjina e të cilave ishte laguna e Karavastasë. Emri i Begos përmendet disa herë, duke u cilësuar si një nga eksponentët më të rrezikshëm të krimit në fushën e narkotikëve në Itali”.

Edmond Bega, i njohur edhe me pseudonimin Mario, ka qenë edhe presidentit i Sport Klub Lushnjes deri në vitin 2005. Kur u arrestua në vitin 2009 në Tiranë, ai mbante emrin Manoli Bega, por ka përdorur edhe emrat Saimir Sina dhe Belul Gjahtari.

Ai është biznesmen në fushën e ndërtimeve në disa zona të njohura të Tiranës dhe ka në pronësi edhe një lokal në afërsi të ish-stadiumit “Qemal Stafa”, ku – siç komentojnë gazetarët, – qëndron në shoqërinë e disa emrave të njohur të politikës. Burime pranë Begës thonë se, pas arrestimit në Greqi, ai është liruar sepse ka dërguar atje vendimet e gjykatave shqiptare, që i konvertuan dënimin italian nga 21 vite burg në 4 vite e 4 muaj, por në qeli ka qëndruar shumë më pak, për shkak edhe të kohës së paraburgimit.

Ky është vendimi i Gjykatës së Lartë i datës 15 shtator 2010, ku sipas gjyqtarit Fatos Lulo arsyetohet sesi dënimi me 21 vite ka zbritur në 14 vite, e më pas në Shqipëri me 7 vite, dhe në fund përfundon me 4 vite e 4 muaj.

Ky është vendimi që me gjasa i është paraqitur edhe policisë greke, si argument se Edmond, Mondi apo Manoli Bega nuk ka me probleme me drejtësinë. E gjithë dosja ndaj tij nuk ka asnjë rresht për pasuritë e krijuara prej tij, ndërsa drejtësia italiane e dënoi si njeri kyç në bandën e Aldo Bares. Ligji Antimafia, edhe pse është miratuar në fundin e dhjetorit të vitit 2009, kur Bega ishte arrestuar, në këtë rast nuk është përdorur. /Top Channel

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI