Flash

REPLIKAT/ Arrestimi i biznesmenit shqiptar në Greqi përplas politikën në Tiranë

Lapsi.al 19 August 2018
REPLIKAT/ Arrestimi i biznesmenit shqiptar në Greqi përplas

Arrestimi në Igumenicë i biznesmenit Edmond Bego, 48 vjeç (i pari në foto) i dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik droge ka trazuar edhe një politikën e Tiranës në këto ditë të nxehta gushti. Fillimisht ishte Partia Demokratike me anë të nënkryetarit Edi Paloka që reagoi duke ngritur pyetjen se “pse ky trafikant i dënuar në Itali, arrestohet në Greqi dhe jo në vendin e tij dhe a është deputeti socialist Taulant Balla, politikani që e ka marrë në mbrojtje trafikantin e drogës dhe bën biznes me të?!”

Paloka thotë se Bego që ka ndryshuar disa herë emrin është anëtar i bandës së Aldo Bares, por i lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës. Nënkryetari demokrat shton se pavarësisht se ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, trafikanti ndërkombëtar i drogës, anëtari i bandës së Aldo Bares, jetonte i lirë në Shqipëri, ku drejtonte edhe një biznes ndërtimi, nën mbrojtjen politike të kësaj qeverie.

LEXO EDHE:

Kush është biznesmeni Mond Bega i dënuar në Itali që përflitet për lidhje me qeverinë

Deputeti socialist Taulant Balla deri tani ka heshtur për këto akuza. Reagimin e vetëm nga mazhoranca e ka bërë deputeti socialist Pjerin Ndreu i cili e quan të lajthitur PD-në dhe akuzon opozitën për lirimin e tij.

“Po mire PS paska ndihmu Mondin, sipas Palokës, të mos kapet, po në Gjykate kush e ndihmoi që e konvertoi dënimin nga 21 ne 4 njet?”, - shkruan deputeti i PS-së në rrjetet sociale.

Nga opozita vjen një tjetër reagim në rrjetet sociale. Është nënkryetari tjetër i PD-së Edmond Spaho që i ka bërë thirrje kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që të sqarojë opinionin publik, se çfarë e lidh Begon.

“Eshte zhdukur mr. Toyota Yaris! Qe kur policet greke arrestuan trafikantin e rrezikshem nderkombetar te droges, anetarin e bandes se Aldo Bares, mr. Toyota Yaris qe komenton per cdo gje, ka kyçur gojen papritur! Taulant Balla duhet t’u thote shqiptareve menjehere: Cfare e lidh ate me trafikantin e rrezikshem nderkombetar te droges?!

Per nje pergjigje sa me te kthjellet, mjafton te zbrese disa kate nga apartamenti i tij dhe si zakonisht, te pije nje kafe tek “Hilton”...” – shkruan Spaho në Facebook. Duket se emri i Mond Begës do të lakohet gjatë ditët e fundit të gushtit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI