Flash

Edmond Bego, drejtues i organizatës kriminale në Milano, si e përshkruan mediat italiane në 2006

Lapsi.al 20 August 2018
Edmond Bego, drejtues i organizatës kriminale në Milano, si e

Në maj të vitit 2006, kur Aldo Bare u arrestua në Turqi, mediat italiane e komentuan këtë si një sukses absolut të SISMI, njësisë së inteligjencës së asaj kohe me bazë në Romë, e cila kishte organizuar aksionin.

Ishte një nga operacionet më të rëndësishme për kohën, pasi banda e Lushnjës kishte nisur të zgjeronte aktivitetin kriminal drejt Romës dhe Milanos.

Një hetim 4-vjeçar ku ishin kapur 319 kilogramë heroinë, dy kilogramë kokainë, 155 kilogram përzierës, vite vëzhgime dhe përgjime telefonike, të finalizuara me kapjen e Aldo Bares, por jo vetëm.

17 vetë u arrestuan në Itali si pjesë e organizatës kriminale, mes tyre edhe Edmond Bego, trafikanti i drogës që në Tiranë arriti t'ia dalë si një biznesmen i suksesshëm ndërtimi. Ja çfarë shkruan gazeta italiane La Reppublica në vitin 2006 për rolin e Begos në trafikun e drogës.

"Baza e parë logjistike e grupit kriminal ishte në Torino. Kohët e fundit organizata po i zgjeronte kufinjtë e saj. Ishin ndarë në dy pjesë në Itali: një bazë në Milano, që drejtohej nga Edmond Bego, shqiptar 36 vjeç. Tjetra në Romë, drejtohej nga Enver Dondollaku, shqiptar, 31 vjeç. Droga vinte nga portet e Barit dhe të Ankonës, e fshehur me mjeshtëri nëpër kamiona. Pastaj transportohej nëpër Itali në shumë pika shpërndarjeje".

Nga sa kuptohet në shkrimin e gazetarëve italianë, Bego ka qenë një ndër emrat kryesorë të organizatës kriminale, ndaj dhe dënimi për të ka qenë i rëndë. Gjithsesi për shkak të kalimit të procesit në Shqipëri, ai ia doli të përfitojë një ulje të konsiderueshme të viteve të burgut, për t'ia nisur pastaj nga biznesi i ndërtimit në Tiranë.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI