Flash

Plani Thaçi - Vuçiç për ndarje, fillon të zbatohet nga televizionet serbe

Lapsi.al 20 August 2018
Plani Thaçi - Vuçiç për ndarje, fillon të

Këto ditë televizionet e Serbisë kanë filluar që në edicionin e lajmeve të shfaqin më të zgjeruar hartën e Serbisë. Tashmë, në ekrane, Serbisë i është bashkuar Republika Serbe dhe Veriu i Kosovës. Ky duket të jetë hapi i parë i implementimit të idesë së liderëve serbë dhe presidentit Hashim Thaçi, për t’i lëvizur kufijtë.

Pjesë e hartave që shfaqen në televizionet serbe është bërë tashmë edhe Republika Srspka e Bosnjës dhe Veriu i Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Lajmet e mbrëmjes në televizionin "Prva" janë shoqëruar me hartën e një "Serbie të madhe".

“Çfarë po shfaqet në lajmet e mbrëmjes në Serbi këto ditë: hartat që duken sikur Serbia ka aneksuar Republikën Srpska dhe Veriun e Kosovës”, ka shkruar në Twitter, Jasmin Mujanoviq, eksperti i politikës për Evropën Juglindore.

Atë çfarë po shfaqet tash në televizionet serbe, në kohën kur lëvizja e kufijve është kundërshtuar nga të gjithë fuqitë e mëdha, Mujanoviq e krahason me kohën e Millosheviqit.

“Kjo është e një vijë me atë që ka bërë RTS gjatë kohës së Millosheviqit".

Deklaratat e fundit të Presidentit, Aleksander Vuçiq, për ‘përcaktim kufijsh’ në baza etnike, janë konkretizuar me hartat që televizionet po shfaqin.

Mujanoviq thotë se presidenti serb dhe lideri i Republika Srpskas, Millorad Dodik, po duan dhunë.

Prekja e kufijve në Ballkan është cilësuar nga shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian si tensionim i situatës dhe destabilizim. /Express

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI