Flash

Si 21 vjet burg për Edmond Begon u bënë 4.4 vjet, arsyetimi i vendimit të Gjykatës

Lapsi.al 20 August 2018
Si 21 vjet burg për Edmond Begon u bënë 4.4 vjet, arsyetimi i

Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar kopje të vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë i cili konverton dënimin e Edmond Bego nga 21 vite burg që ishte dënuar nga drejtësia italiane në 4 vite e 4 muaj.

Vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që përbëhet nga Gazi Dizdari, kryetar,  dhe anëtarë: Fatos Lulo, Besnik Imeraj, Andi Çeliku dhe Majlinda Andrea mban datën 15 shtator 2010

Ai ishte në gjykim për akuzën  "prodhim dhe trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike apo psikotrope", "organizatë që ka qëllim trafikimin e lëndëve narkotike", "organizim dhe drejtim të organizatës kriminale."

Arsyetimi i vendimit

"Ka qenë detyrim i Gjykatave Shqiptare të faktit që në caktimin e dënimiot të respektonin disponimin e autoritetit gjyqësor italian e të caktonin një dënim të përafërt me minimumin e parashikuar nga dispozitat penale homologe të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Ky Kolegj çmon se nisur nga fakti që minimumi i dënimit me burgim që parashikojnë dispozitat e neneve 283/a /I dhe 284/a/I të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është 10 vjet burgim, pas aplikimit dhe të dispozitës së nenit 55 të këtij kodi, shtetasit shqiptar Edmond Bego, (Manoli Bega) duhet t'i caktohet një dënim përfundimtar prej 11 vjet burgim.

Mbi këtë masë dënimi duhet të zbatohet dispozita e nenit 406 të K.PR. Penale si dhe ulja prej 3 vitesh burgim, të cilën shtetasi shqiptar Edmond Bego e ka përfituar për shkak të aplikimit të ligjit nr 241/ 46 për Aministinë e Përgjithshme.

Në përfundim Kolegji Penal vendosi

Lënien në fuqi të vendimit nr 431 datë 02:06: 2010 të Gjykatës së Apelit të Tiranës përsa i përket njohjes së vendimit nr 1735 datë 22.04. 2008 të Gjykatës së Apelit Torino.

Ndryshimin e këtij vendimi përsa i përket konvertimit të këtij dënimi duke i caktuar të dënuarit Edmond Bego dënimin e tij me 11 vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406 të K.Pr. Penale dënimin e tij me 7.4 vjet burgim.

Në aplikim të ligjit italian nr 241/45 për Aministinë e Përgjithshme i zbriten 4 vjet duke u dënuar përfundimisht me  4.4 vjet burgim.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI