Flash

Kërkohej në Gjermani për vrasje, arrestohet në aeroportin e Milanos shqiptari 23-vjeçar

Lapsi.al 21 August 2018
Kërkohej në Gjermani për vrasje, arrestohet në aeroportin e

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Itali, pasi kërkohet në Gjermani për një vrasje të ndodhur në qytetin Aachen. Sipas mediave italiane, shqiptari do të udhëtonte me avion drejt Tiranës, por u zbulua se në fakt ai kërkohet nga autoritetet gjermane.

Emri i tij nuk është bërë i ditur dhe në sistemin e policisë çuditërisht ai rezultonte i pastër. Por, nisur nga intervistimi që iu bë dhe verifikimet e mëtejshme, policia italiane zbuloi në fakt se ndaj tij ka një urdhër kërkimi.

Shqiptari që rezultonte në kërkim ndërkombëtar, akuzohet për vrasjen e një vajze 18-vjeçareje në Gjermani gjatë një grabitje të ndodhur në Janar të vitit 2017. Adoleshentja mbeti e plagosur nga goditja me thikë, por ndërroi jetë në spital.

Pas grabitjes me pasojë vrasjen, 23-vjeçari ishte arratisur nga Gjermania. Tashmë i arrestuar në Itali, ai do të ekstradohet në shtetin gjerman për t’u përballur me akuzat.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI