Flash

Kurban Bajrami, besimtarët myslimanë falin namazin në sheshin Skënderbej

Lapsi.al 21 August 2018
Kurban Bajrami, besimtarët myslimanë falin namazin në sheshin

Besimtarët myslimanë në Shqipëri e Kosovë festojnë sot një nga ditët më të dashura për ta, Kurban Bajramin.

Mijëra besimtarë myslimanë kanë falur Kurban Bajramin mëngjesin e sotëm në sheshin Skëndërbej. Besimtarët janë mbledhur në shesh rreth orës 05:30 duke nisur namazin e sabahut dhe më pas me leximin e Kuranit dhe fjalën e kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar Skënder Bruçaj deri në orën 07:00 kur është falur namazi i Bajramit.

Kreu i KMSH-së, hoxhë Skënder Bruçaj gjatë faljes së namazit ka bërë thirrje për më shumë dashuri, mëshirë dhe bujari që shoqëria të mos përjetojë vuajtje dhe tragjedi.

“Le t’i gëzohemi së bashku kësaj dite të begatë, në të cilën shpresat, dëshirat dhe ëndrrat tona kthehen nga i plotfuqishmi dhe realizimi i këtyre aspiratave le të pasqyrohet në aktet dhe veprimet tona në ndihmë të atyre që kanë nevojë për dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve ne”, tha Brucaj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI