Flash

Tragjedia në qytezën arbëreshe, deri tani 11 të vdekur

Lapsi.al 21 August 2018
Tragjedia në qytezën arbëreshe, deri tani 11 të vdekur

Një tjetër ngjarje e rëndë ka goditur Italinë ditën e djeshme, 20 gusht. Deri më tani ka shkuar në 11 numri i viktimave nga përmbytja e lumit Raganello në komunën arbëreshe Civita (Qifti) në provincën e Kozencën në Kalabri. Reshjet e mëdha të shiut kanë çuar në fryrjen e lumit Rganello e daljen e tij nga shtrati duke përmbytur territorin përreth.

Dalja e lumit ka përfshirë dy grupe eksursionistët mes të cilëve dhe fëmijë të cilën po viiztonin parku kombëtar të Pollinos. 23 është numri i eskursionistëve të shpëtuar por rezultojnë ende persona të zhdukur. Nuk ka ende një numër të saktë të tyre. Sipas Prefekturës së Kozencës dy grupet e eskursionistëve të përfshirë nga kjo tragjedi natyrore kishin organizuar udhëtimin nga një shoqëri turistike lokale. por mund të ketë dhe turistë të tjerë të cilët kanë organizuar udhëtimin në mënyrë individuale.

Kërkimet ndaj personave të zhdukur kanë vazhduar gjatë gjathë natës nga ekipet e mbrojtes civile. Komuna arbëreshe Qifti, me mbi 900 banorë është një nga 52 komunat arbëreshe në Itali. Kjo qytezë është një nga portat hyrëse në Parkun Kombëtar të Pollinos ku rrejdh dhe lumi Raganello. Parku Kombëtar i Pollinos është parku më i madh në Itali ku rritet një nga pemët më të vjetra të Europës, pisha Heldreich 1230 vjecare.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI