Flash

Video/ Penalltia qesharake e Fredy bën të harrohet Zaza

Lapsi.al 21 August 2018
Video/ Penalltia qesharake e Fredy bën të harrohet Zaza
Po bën xhiron e web video e sulmuesit të Belenenses, në momentin e 11 metërshit të shndërruar në gol përballë Casillas. Pesë sekonda vrap dhe 20 hapa të vegjël përpara se të godiste penalltinë kundër një eksperti si Iker Casillas. Gjithcka ndodhi në Portugali e protagonist është Fredy, sulmues i Belenenses, që kërkoi të imitonte 11 metërshin e pafat të Simone Zaza kundër Gjermanisë në Europianin e fundit, por u tregua shumë më i zot se italiani. Në Francë Neuer arriti të hipnotizonte sulmuesin e Torinos, por i shkoi shumë më mirë sulmuesit nga Angola që shënoi pavarësisht baletit interesant. Video me protagonist Fredy po bën xhiron e web por shumë po ironizojnë hapat e pafund të sulmuesit para goditjes. Ndeshja mes Belenenses e Portos u mbyll 2-3: decizive penalltia e shënuar në të 96’ nga Alex Telles.

Të këshilluara

Wanda Nara, relaks me pamje nga San Siro

Gruaja e kapitenit të Inter, Mauro Icardi, opinioniste e ardhshme e Tiki Taka, ia del gjithnjë të bëjë të flasë për veten. Mjafton një pozim, në dukje i thjesht...

20:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI