Flash

Zyrtare: Pjanic blindohet, tek Juventus deri në 2023

Lapsi.al 21 August 2018
Zyrtare: Pjanic blindohet, tek Juventus deri në 2023
Firma që pritej ka ardhur në kohë. Juventus ka njoftuar rinovimin e kontratës me Miralem Pjanic deri në vitin 2023. I mbërritur në verën e 2016 nga Roma, mesfushori boshnjak, 91 prezenca e 15 gola në dy sezone, vazhdon kështu karrierën e tij në bardhezi. "Do të vazhdoj kështu një histori - lexohet në faqen zyrtare të Juventus - që e ka parë Miralem të bëhet, ndeshje pas ndeshje, një element gjithnjë e më i padiskutueshëm, një lider i vërtetë i mesfushës." Pjanic do të përfitojë 6.5 milionë në sezon, duke u bërë lojtari i tretë më i paguar i Juventus pas Cristiano Ronaldo (31 milionë) e Paulo Dybala (7.3). Pjanic me fanellën bardhezi ka fituar 2 kampionate e po aq Kupa Italie, ndërsa me këtë rinovim do të luajë për torinezët deri në moshën 33 vjecare. Me këtë lëvizje, bardhezinjtë qetësojnë situatën në skuadër nga ndonjë ofensivë e papritur e Real Madrid apo Paris Saint Germain, duke qenë se në Spanjë e Francë ka ende edhe pak ditë kohë për merkaton.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI