Flash

Champions i ri është si "llotari kombëtare": rekord prej 2 miliardë premio për klubet

Lapsi.al 22 August 2018
Champions i ri është si "llotari kombëtare": rekord

Llogaritjet ekzakte nuk janë akoma të mundura, por një gjë është e sigurtë Champions League e tre viteve të ardhshme do të jetë si të fitosh llotarinë kombëtare. Shembulli është i thjeshtë: nëse Juventus humbet 6 ndeshjet e grupit, do të inkasonte 58 milionë euro. Dicka më tepër madje. Praktikisht shifrën që vetëm dy ditë më parë e merrte skuadra që fitonte trofeun. Por që Cristiano Ronaldo të mos bëjë asnjë pikë është e pamundur, prandaj shifra është e gabuar. Kjo sa për të treguar sa vlen Champions League e re, që do të debutojë në shortin e Montecarlo javën e ardhshme.

Me rritjen e numrit të klubeve të mëdha nga kampionatet e rëndësishme — 16 në 32, (skuadra spanjolle, angleze, italiane e gjermane) —vlera e turneut është rritur gati me 50%: nga 2,3 miliardë në 3,25 miliardë euro të faturuara. E si rrjedhojë janë rritur premiot për klubet: një total prej gati 2 miliardë (1,95 për saktësi) për t'iu shpërndarë 32 finalistëve.

Europa League - Futbolli nuk njeh krizë. Kur flitet për rritjen e vlerës nënkuptohet edhe Europa League, turneu "i vogël". Sigurisht është Champions që merr publicitetin e con në qiell të drejtat televizive dhe është po Champions që shpërndan për Euroleague 560 milionë për 48 finalistët, pak a shumë 1/4 e asaj që merr Champions.

Të këshilluara

Thierry Henry drejt pankinës së Bordeaux

Ish-sulmuesi i famshëm francez Thierry Henry mund të marrë vendin e Poyet, në pankinën e Bordeaux, pas shkarkimit të trajnerit për shkak të deklaratave të tij p...

20:40

"Me Sergio Aguero bëhemi të pandalshëm"

Manchester City e ka nisur me ritme të larta edhe këtë sezon. Në javën e parë të Premier League, Citizens kanë mundur 2-0 Arsenalin përpara se të shkatërronin 6...

12:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI