Flash

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Ministrat e Edi Ramës nën “Ethet e së premtes...”

Lapsi.al 22 August 2018
Ministrat e Edi Ramës nën “Ethet e së premtes...”

“Ethet e së premtes...” është një show i njohur në botë i sjellë edhe në ekranet shqiptare për disa sezone vite më parë. Ato “ethet” e këngëtarëve amatorë përpara jurisë tashmë duket se kanë kapur pothuajse të gjithë ministrat e qeverisë “Rama 2”.

Pikërisht të premten në Vlorë, kreu i qeverisë do të mbledhë në një takim informal ministrat. Zyrtarisht thuhet se “do të behet analiza e punës për vitin e parë të kabinetit dhe do të rishihen objektivat për të ardhmen”, por të gjithë e dinë se pas kësaj fjalie standarde ka shumë më shumë.

Kjo për shkak se vetë Rama e ka thënë qartë ditën e fundit të korrikut në një intervistë për RTSH-në kur u pyet për ndryshime ne qeveri.

“Ne kemi futur një sistem të ri të performancës të ministrave dhe zv.ministrave. Kjo po shtrihet edhe në agjencitë e tjera të administratës. Për gjithsecilin ka objektiva dhe parametra. Para disa ditësh ne kemi bërë disa analiza. Kemi edhe disa analiza që duhet t’i bëjmë në gusht ndërsa në fund të gushtit do të bëjmë një bilanc. Pastaj do të shohim se si do të hyjmë në shtator”- tha Rama në atë kohë duke mos e mohuar mundësinë e ndryshimit të kabinetit.

Burime brenda mazhorancës i thanë lapsi.al se në mbledhjen e së premtes do të jetë i pari Rama që do të paraqesë një raport për reformat e realizuara, ato në proces, por edhe dështimet. Askush nuk di të thotë çfarë përmban ai material, por zërat janë se Rama ka mbledhur kritikat e bazës, premtimet dhe dështimet të cilat do t’ua paraqesë ministrave.

Më pas do ta marrin fjalën me radhë ministrat që do të japin llogari për punën e tyre. Në takim do të marrin pjesë edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Kreu i mazhorancës pritet që në shtator të ecë në dy drejtime. Së pari me lëvizje drastike në sektorët ku “tepsia” nuk ka funksionuar siç pritej. Nuk përjashtohet mundësia që ndryshimet të prekin edhe vetë qeverinë. Ka edhe nga ata zëra që flasin për ndryshim të më shumë se gjysmës së ministrave, por duke e njohur mënyrën se si Rama u soll në mandatin e parë lëvizjet nuk do të jenë të mëdha.

I pritshëm është largimi i disa ministrave të përfolur nga opozita si të përfshirë skandale dhe afera korrupsioni. A do të largohet Fatmir Xhafaj? Skandali me vëllain duket se ka njollosur dhe rrëzuar kartën e luftës pa mëshirë ndaj “peshqve të mëdhenj” të krimit dhe trafiqeve.

Së dyti Pandeli Majko. Pritet të shihet nëse Rama e ka kapërdirë largimin e ministrit të diasporës nga salla e Kuvendit pak përpara se të votohej ligji i shumëdebatuar për Teatrin Kombëtar.

Zv.Kryeministrja Senida Mesi përflitet si një kandidate për bashkinë e Shkodrës dhe kjo mund tu bashkohet të larguarve në prag të zgjedhjeve lokale të pranverës së ardhshme.

Nën zë nëpër korridoret e shumicës përfliten edhe 2 ose 3 ministra të tjerë me të cilët Rama është i pakënaqur. Mes emrave që nuk lëvizin shihen Niko Peleshi dhe Olta Xhaçka. Pavarësisht performancës nuk do të lëvizë as Ditmir Bushati i angazhuar personalisht në negociatat me Greqinë.

Një moment i rëndësishëm është thirrja e Asamblesë Kombëtare në javën e parë në shtatorit. Është pikërisht ky organ që “vulos” vendimin e Kryesisë në rast të ndryshimeve të kabinetit.

Por përpara se të shpallë ndryshimet, kreu i qeverisë pritet të drejtojë një ftesë për opozitën për përmbylljen e reformës në drejtësi. Organet më të larta të gjyqësorit si KLD, KLP, kryeprokurori dhe krerët e BKH-së dhe SPAK-ut kanë mbetur në ajër. Dy gjykata të rëndësishme, ajo Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë dalë jashtë funksionit. Ftesa në drejtim të opozitës ka si synim që edhe t’u paraprijë protestave të paralajmëruara prej saj.

Më herët Lulzim Basha ka mohuar kategorikisht një tjetër marrëveshje me Ramën si ajo e 17 majit madje ka premtuar se do të publikojë edhe një material “bombë” për ministra të implikuar. Gjithsesi, pavarësisht se sa “shpërthyes” do të jetë shtatori, në "shahun" e politikës së Tiranës, lëvizjet pritet të jenë të forta. “Ethet” kanë nisur... ©LAPSI.al

Të këshilluara

Dollari rënie të fortë ndaj lekut

Pas lëkundjeve të Euros është radha e Dollarit amerikan që humb terren përballë Lekut në tregun vendas. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, 1 Dollar është këm...

22:53

Durrës/ Shpërthen në flakë banesa

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Burime nga p...

21:50

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI