Flash

Mond Bego, miku i Taulant Ballës fitoi tenderin 1 miliard lekë në Librazhd

Lapsi.al 22 August 2018
Mond Bego, miku i Taulant Ballës fitoi tenderin 1 miliard lekë në

Partia Demokratike ka publikuar sot, provën e re zyrtare sesi Buxheti i Shtetit është vënë në shërbim të trafikantëve të drogës; kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho, paraqiti para medias dokumentin lidhur me Edmond Begon, biznesmenin e arrestuar së fundmi në Greqi, ish-anëtar i bandës së Aldo Bares dhe mik i deputetit socialist Taulant Balla.

"Miku kriminel i Taulant Ballës", kështu e quajti Spaho, Edmond Begon, bosin e dënuar për trafik droge me 21 vjet burg në Itali, që ka përfituar së fundmi një tender 100 milionësh nga OST-ja.

"Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania Inerte Express, me pronar trafikantin e drogës dhe mikun e familjes së Taulant Ballës nuk ka përvojë në ndërtimin e nënstacioneve elektrike dhe se këtë funksion ai e shtoi në fund të dhjetorit 2017, - tha Spaho. - Pak muaj më vonë, kompania pa përvojë e mikut të Taulant Ballës përfitoi një tender publik nga OST në fillim të verës në zemër të zonës elektorale të taulant Ballës në Librazhd. Ky është dokumenti," tha Spaho.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI