Flash

Raporteri i CDU-së për Shqipërinë: Me standardet gjermane, Fatmir Xhafaj duhet të ishte larguar!

Lapsi.al 22 August 2018
Raporteri i CDU-së për Shqipërinë: Me standardet gjermane,

Gjatë një interviste për të përditshmen “Panorama”, deputeti i Bundestagut gjerman Thorsten Frei, raportuesi i CDU/CSU për Shqipërinë, thotë se pas skandalit që përfshiu ministrin Fatmir Xhafaj, ai s’mund të vijojë të kryejë më me besueshmëri funksionin që i ka ngarkuar kushtetuta. Sipas standardeve gjermane, ai s’do të ishte më në detyrë, thotë deputeti Frei, por për largimin e tij, vendimtare do të kishte qenë edhe reagimi i shoqërisë civile gjermane.

Pyetje: Ju dhe kolegu i CDU-së V Vadepaul keni qenë mjaft të hapur në intervistat e mëparshme ndaj Saimir Tahirit, duke kritikuar mbrojtjen e tij politike, si dhe për ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj, duke nënkuptuar që ai nuk mund të qendrojë me besueshmëri në detyrë pas skandalit që përfshiu atë dhe vëllain e tij. A mendoni se këto pikëpamje reflektojnë një qendrim më të gjerë në Berlin?

Përgjigje: Po. Sipas standardeve gjermane, ai ndoshta nuk do të mbetej në detyrë. Faktori vendimtar është gjithmonë presioni i shoqërisë sonë shumë të fortë civile.

Deputeti i Bundestagut gjerman i referohet skandalit të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit i cili ishte i dënuar në Itali, por jetonte prej vitesh i lirë, si biznesmen në Shqipëri. Veç kësaj, një skafist vlonjat i quajtur Albert Dervishi pretendoi se regjistroi bisedën me Agron Xhafajn, ku të dy bisedonin për kalimin e një ngarkese me drogë drejt Italisë.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj thanë se e kishin bërë për 24 orë ekspertizën që e nxirrte përgjimin e Albert Dervishit jo autentik. Kurse prokuroria ka disa muaj që nuk po gjen dot një agjensi që t'ia nxjerrë të njëjtin rezultat si ai i Ramës dhe Fatmir Xhafajt.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI