Flash

Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Lumezit dhe Haradinajt

Lapsi.al 22 August 2018
Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Lumezit dhe Haradinajt

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca përmes një konferencë për media kanë bërë të ditur se kjo parti është në përkrahje të protestës të paralajmëruar për sot për shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Kjo parti tutje kërkoi zgjerim të kërkesave të kësaj proteste, duke përmendur si kërkesë edhe dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, dhe jo vetëm atë të kryeprokurorit Lumezi, duke shtuar se dorëheqja e Presidentit Hashim Thaçi tashmë është kërkuar nga ta.

Deputetja e kësaj partie Albulena Haxhiu ka thënë se letra e dorëheqjes së prokurorit të prokurorisë Speciale, Elez Blakaj tregon atë që kjo parti që sa kohë e ka thënë.

“Përmes kësaj konference ftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe opozitën që të kërkojnë dhe të angazhohen për dorëheqjen e Haradinajt dhe për dorëheqjen e Lumezit, kurse dorëheqjen e Hashim Thaçit tashmë e kemi kërkuar për shkak të pazareve më Serbinë, nuk ka kuptim opozitarizmi pa u angazhuar dhe pa ja kërkuar dorëheqjen edhe Haradinajt por edhe Aleksandër Lumezit” , u shpreh Haxhiu.

Tutje, Haxhiu ka kujtuar se Blakaj ishte kërcënuar direkt nga kryeprokurori Aleksandër Lumezi, duke thënë se Lumezi  është shërbëtor i Thaçit, Veselit dhe Haradinajt.

Kurse deputeti Glauk Konjufca, u shpreh se kjo situatë tregon se në Kosovë ka terror të pushtetit mbi drejtësinë.

Glonjufca, fjalët e Haradinajt për prokurorin Blakaj i ka krahasuar me telefonata kërcënuese.

“Ato që i tha kryeministri Haradinaj për prokurorin Blakaj mua mu duk se tingëllonin bash si ato telefonatat kërcënuese që i kishte pranuar prokurori Blakaj, t’i thuash prokurorit se ku ke qenë ti gjatë luftës, pse ke ikë ne Bllacë, apo hajn i pulave, kjo tregon për vizionin që e ka kryeministri jonë për sistemin e drejtësisë, dhe kjo është tragjike, kjo është e pafalshme, pra vizioni i kryeministrit tonë për prokurorin, qenka një prokuror me kallash në krah edhe me pisqoll në brez”, tha Konjufca.

Deputeti Konjufca tutje tha se më nuk do t’i bëjnë thirrje, kurrë,  sistemit të drejtësisë, për me hetuar diçka, pasi sipas tij, ky sistem i drejtësisë kosvare tashmë është i pashpresë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI