Flash

VIDEO/ Makina të bëra copë, shikoni skenën e aksidentit ku humbin jetën dy të rinj në Shkodër

Lapsi.al 22 August 2018
VIDEO/ Makina të bëra copë, shikoni skenën e aksidentit ku

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy të rinjve ka ndodhur gjatë orëve të natës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 01:00 të mesnatës pranë fshatit Dajç, ku makina tip 'Benz' ku udhëtonin të rinjtë është Aksidenti ka rezultuar fatal për Gentian Tomën dhe pasagjerin po në këtë mjet, shtetasin Robert Ejlli 25 vjeç, banues në Mabë-Lezhë.

"Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në superstradën Lezhë - Shkodër, në vendin e quajtur "Ura e Dajçit", është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip "Benz" me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë - Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip "IFA" me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit "Benz" shtetasi Gentian Toma dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi Robert Ejlli 25 vjeç, banues në Mabë - Lezhë" sqaron policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Siç mund të shihet edhe nga këto pamje të siguruara nga Lapsi.al përplasja ka qenë shumë e fortë, duke shkaktuar gati shkatërrimin total të makinës tip Benz, gjë e cila u ka sjellë edhe vdekjen dy të rinjve.

https://akloser3.wistia.com/medias/vyjhn9zcoc

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI