Flash

Coentrão rishfaqet me Real, tifozët cmendin rrjetin me tallje: “Jepini 7 e Ronaldos!”

Lapsi.al 23 August 2018
Coentrão rishfaqet me Real, tifozët cmendin rrjetin me tallje:
Pas dy muajsh heshtje në rrjetet sociale, Fabio Coentrão është kthyer të bëhet i gjallë, për të fshirë imazhin e lojtarit të pavlerësuar në Ciudad Deportiva. Kështu portugezi është kthyer, por kthimi i tij ka vënë në lëvizje humorin e tifozëve madrilenë. Mbrojtësi i majtë ka postuar pas një periudhë pauze punën stërvitore me stafin e Los Blancos, por kjo gjë është shndërruar menjëherë në virale. Faji, ose përkundrazi merita është e kujt reagoi në mënyrë të papritur ndaj rishfaqjes së Coentrãos. Një seri talljesh kanë vërshuar mbi portugezin, pa i dhënë paqe futbollistit e duke i shtuar edhe më shumë piper një historie që është dukur gjithnjë absurde. “Legjenda vazhdon”, komenton dikush. E mes komentuesve ka edhe nga ata që nuk presin më lëvizje merkato nga Perez, sepse nuk ka nevojë: “Blerja më e madhe e Real Madrid je ti”. Pastaj ndonjë tjetër edhe e ekzagjeron … “Jepini numrin 7”. Në fund të fundit, portugez për portugez…

Të këshilluara

Kolosi amerikan, partneri i ri i Inter

Inter vazhdon të shpërndajë brandin e tij në Kinë, me partneritete komercialë të nivelit të lartë. E fundit e zbuluar në Kinë nga Sohu, mban emrin e A.O Smith C...

21:10

Thierry Henry drejt pankinës së Bordeaux

Ish-sulmuesi i famshëm francez Thierry Henry mund të marrë vendin e Poyet, në pankinën e Bordeaux, pas shkarkimit të trajnerit për shkak të deklaratave të tij p...

20:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI