Flash

Joao Mario problem për Inter, ka refuzuar tri oferta deri tani

Lapsi.al 23 August 2018
Joao Mario problem për Inter, ka refuzuar tri oferta deri tani

Çështja Joao Mario vazhdon të mbajë të bllokuar Interin. Tetë ditë nga mbyllja e të gjitha merkatove ndërkombëtare, duket e vështirë që zikaltrit të arrijnë të gjejnë një sistemim për mesfushorin gjë që do të ndihmone edhe llogaritë e klubit. Në Appiano flitet se kanë mbërritur plot tri oferta nga Turqia, por portugezi nuk është i bindur për destinacionin dhe ka refuzuar, duke preferuar të qëndrojë në Milano për të bindur Spallettin.

Ultimatumi është fiksuar për në 31 gusht. Pas kësaj date Joao Mario do të kthehet të jetë me të gjitha efektet në dispozicion të teknikut. Por më parë duhet të marrë në konsideratë të gjitha opsionet e mundshme. Duke nisur nga interesi i shfaqur nga skuadrat spanjolle. Lojtari, në fakt, ka pranuar me dëshirë transferimin te Betis Sevilla, por klubi spanjoll është tashmë shumë afër Rafinha dhe vështirë se do të kërkojë mesfushorë të tjerë. Ndrërkohë në Appiano Joao Mario mbetet ende një "ngërç" ekonomik dhe teknik.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI