Flash

"Krahu i hekurt" mbyllet si donte Partizani: Çani zgjidh kontratën dhe niset drejt Italisë

Lapsi.al 23 August 2018
"Krahu i hekurt" mbyllet si donte Partizani: Çani zgjidh

Superioria ka rezultuar shumë më e vështirë se Serie C për Edgar Çanin, pothuaj që kur mbërriti në Shqipëri te Partizani, në mardhënie të komplikuara me drejtuesit e klubit dhe tifozët, të cilët nuk e panë gati kurrë në veprim.

Paga faraonike e lojtarit rëndonte ndjeshëm buxhetin e të kuqve dhe mungesa e kontributit të tij në fushë (gjithmonë i dëmtuar) e kishte bërë situatën të kthehej në një krah të hekurt mes palëve. Partizani kërkontë të mërziste lojtarin deri në pikën që të largohej, por pa i kërkuar prishjen e kontratës, për të shmangur penalizimet financiare.

Edhe lojtari bëri të njëjtën sjellje, duke suportuar me qetësi ndëshkimet e klubit, që e degdisi deri në Partizanin B për ta fyer. Situata është zgjidhur vetëm mëngjesin e sotëm, me mirëkuptim. Ajo që ndryshoi gjithcka, ishte oferta e marrë nga Viboneze në Serinë C, sipas asaj që bën të ditur “Zoom24.it”. 29 vjecari ka luajtur më parë me Pisën në këtë nivel dhe konsiderohet një njohës i mirë i Serie C, gjithnjë nëse fiziku ia lejon.

Të këshilluara

Kolosi amerikan, partneri i ri i Inter

Inter vazhdon të shpërndajë brandin e tij në Kinë, me partneritete komercialë të nivelit të lartë. E fundit e zbuluar në Kinë nga Sohu, mban emrin e A.O Smith C...

21:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI