Flash

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Pas katastrofës në Genova, cilat janë urat që rrezikojnë shembjen në Shqipëri

Lapsi.al 23 August 2018
Pas katastrofës në Genova, cilat janë urat që

Pas katastrofës në Genova autoritetet shqiptare deklaruan se në Shqipëri nuk kanoset asnjë rrezik nga urat. Por ABC News ka vëzhguar disa nga urat, që aktualisht thuajse janë në prag të mosfunksionimit të tyre.

“Quhet ura e Mifolit dhe është ndërtuar mbi Vjosë rreth viteve ’80. Deri në vitin 2012 ishte nyja kryesore që lidhte Vlorën me Fierin, ndërsa pas ndërtimit të autostradës nuk është më aq e rrahur”, raporton ABC News.

Përmes saj lëvizin banorët e fshatrave përreth Vjosës. Por tashmë dëmet janë të dukshme. Një nga shkaqet është dalja e lumit Vjosë nga shtrati. Këmbët e saj kanë pësuar gërryerje. Dëmtime ka edhe në trase dhe në pjesët mbrojtëse të saj. Nuk është cilësuar në rrezik nga Autoriteti Rrugor, por pamjet tregojnë se duhet ndërhyrje.

Ura e Tapizës në Krujë mund të jetë sot për sot ura me rrezikshmëri të lartë. Në kufi me Tiranën, ajo është nyjë kyçe drejt Veriut. Nuk mbahet mend që kur këtu s’ka patur ndërhyrje. Ka raste që Ura lëkundet edhe nga këmbësorët. Në të mungon sinjalistika dhe nuk ka tregues për tonazhin e rëndë. Mjetet lëkunden kur kalojnë përmes saj.

“Ka rrezikshmëri, s’kena nga t’ia mbajmë këtej do dalim, s’kemi rrugë tjetër”, thotë një drejtues makine.

Ndërkohë, ura e Golikut, në Mokër të Pogradecit ngritur në vitin 1964 është krejtësisht e amortizuar. Janë tetë mijë banorë që qarkullojnë në të. Por pamjet tregojnë se ajo është komplet e dëmtuar. Një nga shkaqet është edhe kalimi mbi të i mjeteve të rënda.

“Kjo është bërë në vitin ‘63 nga brigada e Gollobordës, nga atëherë deri më sot nuk është vënë dorë. Kemi bërë shumë kërkesa, kjo urë lidh gjithë zonën e Mokrës”, tha një banor i zonës.

E tillë është edhe ura e Manatrecit në Përrenjas. E ndërtuar në vitin 1963, ajo lidh fshatrat me afro 5 mijë banorë. Edhe në këtë rast dëmtimet më të mëdha janë shkaktuar nga mjetet e tonazheve të rënda.

Të këshilluara

Dollari rënie të fortë ndaj lekut

Pas lëkundjeve të Euros është radha e Dollarit amerikan që humb terren përballë Lekut në tregun vendas. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, 1 Dollar është këm...

22:53

Durrës/ Shpërthen në flakë banesa

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Burime nga p...

21:50

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI