Flash

Ish-trajneri i Partizanit e Skënderbeut përfundon në Kongo

Lapsi.al 24 August 2018
Ish-trajneri i Partizanit e Skënderbeut përfundon në Kongo
Pas eksperiencave të palumtura me Partizanin e Skënderbeun, trajneri italian, Andrea Agostinelli, ka vendosur ti japë tjetër drejtim karrierës së tij. Nëse nuk ecën në Europë mirë është të hedhësh sytë nga Afrika, për më tepër nga aty vijnë talentet e mëdha të futbollit. Ky duhet të ketë qenë mendimi i Agostinellit kur mori vendimin për të drejtuar sezonin e ardhshëm kongolezët e DCMP Imana. Kështu, karriera e ish-teknikut që dështoi bindshëm në Superiore, do të rifillojë nga Kongo. Pas një pauzë prej 3 vjetësh gjatë të cilës ka qenë zëri teknik i Mediaset Premium Sport, "Ago" rinis punën në pankinën e DCMP Imana. Tekniku mungon në futbollin italian që prej 2013, kur drejtoi Varese. Më pas eksperienca në Shqipëri dhe tani Afrika. Agostinelli nuk do të jetë vetëm në Kongo, sepse do të marrë edhe dy njerëzit e tij besnikë: Matteo Basile, në rolin e preparatorit atletik e Emanuele Bottoni si analist taktik. Ky i fundit nuk ka ngurruar të japë mendimin e tij në lidhje me sistemin funksional italian me një farë polemike: “Në Itali lëmë të punojnë fëmijët e miqtë, të shkretët…".

Të këshilluara

Një i kuq për Të Kuqtë.., vjen So Hyon Uk

Tekniku Skënder Gega e lajmëroi edhe një ditë më parë ardhjen e lojtarëve të rëndësishëm, të paktën në aspektin ofensiv. “Do të luajmë ashtu kur të kemi lojtarë...

14:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI