Flash

Del raporti/ A janë shqiptarët konsumatorë të alkoolit?

Lapsi.al 24 August 2018
Del raporti/ A janë shqiptarët konsumatorë të alkoolit?

Sipas të dhënave të përpunuara nga portali Our Wolrd in Data dhe të publikuara nga Banka Botërore, konsumi mesatar për frymë për popullatën mbi moshën 15-vjeçare në Shqipëri është 6.6 litra. Konsumin më të ulët për frymë në rajon e ka Maqedonia, ku sipas hartës interaktive të portalit konsumi për frymë në Maqedoni për të njëjtën grupmoshë të popullatës është 5.7 litra.

Konsumi i ulët i alkoolit, referuar dhe të dhënave të përpunuara nga portali i të dhënave, është tipar i vendeve më të ardhura të ulëta. Mesatarja botërore e konsumit të alkoolit në vendet me të ardhura të ulëta sipas të dhënave të Bankës Botërore (2015 është viti ku ka të dhëna të vlefshme për të gjitha ekonomitë botërore) është 4.2 litra, apo rreth 2 litra më pak se në Shqipëri.

Konsumin më të lartë për frymë të alkoolit në rajon e ka Serbia, ku sipas të dhënave është 12.9 litra, apo sa dyfishi i konsumit të tij në Shqipëri.

Më pas renditet Mali i Zi, ku konsumi i alkoolit për frymë për grupmoshën mbi 15 vjeç, me 11.5 litra për frymë dhe Bosnja me 7.5 litra për frymë (rreth 1 litër më shumë se në Shqipëri). Mesatarja e Bashkimit Europian për konsumin e alkoolit është 10.6 litra, ndërsa e vendeve me të ardhura të larta është 9.3 litra.

Kush konsumon më shumë në botë

Vendin e parë për sa i përket konsumit më të lartë të alkoolit në të gjitha ekonomitë që Banka Botërore ka mbledhur të dhëna e mban Moldavia. Konsumi vjetor i alkoolit në Moldavi llogaritet 17.4 litra. Vendet e ish- Bashkimit Sovjetik janë në krye të renditjes. Në vendin e dytë pas Moldavisë renditet Bjellorusia me 17.1 litra, më pas Lituania me 16.2 litra, Rusia me 14.5, Australia me 12.6, Irlanda me 10.9 litra, Shtete e Bashkuara me 9 litra.

Vendet me konsumin më të ulët

Për shkak dhe të kulturës së tyre, vendet e Lindjes së Mesme dhe një pjesë e vendeve të Afrikës së Veriut kanë një konsum shumë të ulët të alkoolit, nën 1 litër për frymë. Libia është i vetmi vend ku konsumi i alkoolit për frymë është 0 litra. Thuajse i papërfillshme është dhe konsumi në Arabinë Saudite, Kuvajt, Jemen apo Pakistan.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI