Flash

Drogë me avionë nga Shqipëria në Itali/ Arrestohet i kërkuari për trafik ndërkombëtar

Lapsi.al 24 August 2018
Drogë me avionë nga Shqipëria në Itali/ Arrestohet i

Karabinierët e Pulsano-s në Itali kanë arrestuar 34-vjeçarin shqiptar Feim Lamaj, pasi ndaj tij rëndonte një urdhër-arresti e firmosur nga Gjykata e Bolonjas, raportojnë këtë të premte mediat italiane.

Ai akuzohet për përfshirje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge.

Sipas të njëjtave burime: Gjatë një patrullimi në qendër të komunës, efektivët vunë re një prezencë të shumtë personash në një banesë. Duke pasur dyshime se aty mund të zhvillohej aktiviteti kriminal i trafikut të drogës vendosën të kryenin një kontroll.

Në banesë ishte 34-vjeçari dhe një 23-vjeçar shqiptar.

Të dy u shoqëruan në komisariat. Pas verifikimeve, 23-vjeçari u procedua në gjendje të lirë për ndihmë ndaj personave në kërkim. Ndërsa Lamaj u dërgua në burg.

Gjatë kontrollit të banesës, karabinierët sekuestruan dy detektorë GPS, dy telefona celularë, një bllok shënimesh, 166.000 euro KESH si dhe një pasaportë dhe një dokument identiteti, me të njëjtin emër por mbiemër tjetër, që dyshohet se janë përdorur nga 34-vjeçari për tu shpëtuar kontrolleve policore. Megjithatë, verifikimi përmes shenjave të gishtave bëri të mundur zbulimin e identitetit të vërtetë të shqiptarit në kërkim, shkruan panorama.

Sipas hetimit që nisi në vitin 2015, Lamaj është në kërkim pasi akuzohet si pjesë e një organizate që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali me avionë ultra të lehtë. Vetëm në një rast, 120 kilogramë marihuanë iu sekuestruan grupit. Droga u kap më gusht 2015 në Ostuni të Italisë, pas transportit me një avion nga Shqipëria.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI