Flash

Liverpool nuk blihet me para, sheikut i refuzohen 2 miliardë paund

Lapsi.al 24 August 2018
Liverpool nuk blihet me para, sheikut i refuzohen 2 miliardë paund

Sheikët e Emirateve Arabe kanë kërkuar të blejnë Liverpool-in mes fundit të 2017 dhe fillimit të 2018-ës për një shifër rekord, plot 2 miliardë sterlina. Por sipas "Daily Mail" pronarët amerikanë të klubit i kanë thënë "jo" ofertës përrallore.

Sheiku Khaled bin Zayed Al Nehayan, kushëri i Mansour, pronarit aktual i Manchester City-t, është një sipërmarrës i suksesshëm në kërkim të goditjes së madhe në skenën ndërkombëtare. Nuk ka burimet e kushëririt, por gjithsesi zotëron një pasuri në gjendje të menaxhojë një klub me famën dhe ambicjet e Liverpool-it. Në planet e Khaled, duket se ka qenë një "joint venture" me një ortak kinez që do të kishte pakicën e aksioneve.

Sipas Daily Mail, Khaled është takuar në Nju Jork me presidentin e Të Kuqve, Tom Wernes, por përgjigjja ka qenë negative. Një burim i Liverpool-it ka deklaruar për BBC se klubi nuk është në shitje: "Grupi Fenway Sport merr rregullisht propozime interesante, por shoqëria nuk është absolutisht e interesuar për shitjen e Liverpool-it".

Përkundrazi, Fenway Sport Group mund të diskutojë një propozim të mundshëm të një investitori të vogël të interesuar për një marrëveshje tregtare për të fuqizuar dhe zhvilluar biznesin e klubit.

Të këshilluara

Një i kuq për Të Kuqtë.., vjen So Hyon Uk

Tekniku Skënder Gega e lajmëroi edhe një ditë më parë ardhjen e lojtarëve të rëndësishëm, të paktën në aspektin ofensiv. “Do të luajmë ashtu kur të kemi lojtarë...

14:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI