Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Fuga: Igli Tare i gjeti një vend Ramës në avionin e Lazios

Lapsi.al 25 August 2018
Fuga: Igli Tare i gjeti një vend Ramës në avionin e Lazios

Pas reagimeve online për mënyrën se si kryeministri shqiptar udhëtoi drejt Italisë për të parë ndeshjen Juventus – Lazio ka reaguar këshilltari i tij, Endri Fuga. Në një reagim për “Panorama”, Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit Rama pranoi se kreu i qeverisë shqiptare udhëtoi me çarter drejt Torinos.

“Është plotësisht e vërtetë që kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Torinos, së bashku me Drejtorin Sportiv te Lazios, Igli Tare. Ata janë nisur nga Rinasi me një avion të prenotuar nga klubi i Lazios për drejtorin sportiv, Igli Tare. I cili pasi ka kaluar disa dite pushime në jug të Shqipërisë, është kthyer sot në detyrën e tij”, - ka thënë Endri Fuga.

Sipas tij, kryeministri ishte i ftuar nga presidenti Agnelli, per ndeshjen e pare ne shtepine e juventineve dhe do te kthehet neser ne mengjes.

“Per ata qe perpiqen te luajne luftash me avione e me helikoptere, sqarojme se udhetimet e kryeministrit te vendit i kane kushtuar shume me pak buxhetit te shtetit, sesa ato te paraardhesit. Kryeministri udheton ne Economy Class dhe po keshtu edhe ministrat. Buxheti i shtetit nuk ka paguar asnjehere per asnje udhetim privat apo familjar te tij. Per kedo qe nuk e di se kryeministrat si rregull i kane shfrytezuar helikopteret gjate oreve te detyruara vjetore te fluturimit qe keto mjete kryejne (per arsye teknike mirembajtjeje), informojme se udhetimet e kryeministrit me helikopter gjate kohes se tij ne detyre, numerohen me pak se sa gishtat e duarve.

Ka me siguri njeqind rruge e arsye per te bere opozite me Edi Ramen e me qeverine e tij! Por nese do me kerkonin te zgjidhja nje absurditet mes plot te tilleve ne listen e akuzave ndaj kryeministrit, eshte akuza se Edi Rama eshte i dhene pas luksit, veseve e parave. Nje budallallek me brire!” – thotë këshilltari i kryeministrit.

Të këshilluara

Rama si adoleshent, publikon foto me Ronaldon

Vesi del me shpirtin. Edi Rama ka treguar shpesh shenja papjekurie. I fundit është ai i kësaj të shtune kur pati rastin të vizitojë Juventus Stadium për të ndje...

22:16

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI