Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Shqipëria nis strehimin e refugjatëve afrikanë, vijnë 20 të parët nga Italia

Lapsi.al 25 August 2018
Shqipëria nis strehimin e refugjatëve afrikanë, vijnë 20

Nuk hapi kampe, por qeveria shqiptare ka vendosur t’i shkojë deri në fund dëshirës për të pritur emigrantë afrikanë. Nuk ka humbur kohë dhe menjëherë sapo në Itali ka plasur debati për një anije me 150 emigrantë e cila mbahet e bllokuar në portin e Palermos, qeveria e Tiranës bën protagonistin.

Me kërkesë të qeverisë shqiptare, vendi ynë ka kërkuar të strehojë 20 refugjatë nga 150 që ndodhen në anijen e bllokuar në portin e Catanias. Është ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati që me anë të një postimi në Tëitter konfirmon vendimin. Sipas tij Italia na shpëtoi dje, ndërsa sot jemi gati të japim një dorë, por shton ai ne nuk mund të zëvendësojmë Evropën.

“Ne nuk mund të zëvendësojmë Evropën, por jemi gjithnjë këtu, nga ana tjetër e një deti, ku dikur ishin ne ata eritreanët, që vuajnë prej ditësh e netësh në mes të detit, në pritje që të zgjohet Evropa! Dje Italia na shpëtoi. Sot jemi gati të japim një dorë” – shkruan Bushati në Tëitter në gjuhën italiane.

Anija me 150 emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut prej disa ditësh është e bllokuar në portin e Catania-s. Vetëm 17 prej tyre janë lejuar të zbresin për shkak të gjendjes shëndetësore. Për të tjetër qeveria italiane ka mbyllur derën. Kjo futur në krizë qeverinë italiane dhe BE-në. Kaq i ka mjaftuar Ramës për të bërë protagonistin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI