Flash

Video/ Napoli i Hysaj përmbys Milanin e Higuain

Lapsi.al 25 August 2018
Video/ Napoli i Hysaj përmbys Milanin e Higuain

Napoli i Ancelotit përmbys Milanin e Higuain dhe nuk ka kënaqësi më të madhe për fituesit e dëshpërim më të egër të humbësit, të ndëshkuar nga njerëzit që dikur i brohorisnin. Një ndeshje e cuditshme në San Paolo, në fakt, ashtu si ishte edhe atmosfera mes shumë ish-ësh të të dy skuadrave.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/gw/gwav.mp4

Higuain kishte ndëshkuar pothuaj gjithnjë napoletanët, që kur ndryshoi ngjyrat e fanellës, por e para me Milan nuk është se shkon mirë për argjentinasin, që në pjesën e parë u kënaq duke parë Bonaventurën e Calabrian të jepnin avantazhin e dyfishtë kuqezinjve.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/zw/ZW4Q.mp4

Por në Napoli gjërat ndryshojnë shpejt, është edhe karakteristikë e njerëzve gjaknxehtë të jugut, megjithëse Gattuso nuk e kishte menduar që përmbysja do të niste nga Zielinski, autor i dy golave dhe Mertens.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/92/92nR.mp4

Diferencën e bënë duelet e fituara me Napolin shumë më energjik 58.4% kundër 41.6%, ashtu si edhe në ajër të kaltrit u treguan zotër të fushës me 61.5% të dueleve të fituara.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/q2/Q2XV.mp4

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare bëri pjesën e tij, si zakonisht, shumë vrap, krosime e këmbëngulje. Elseid Hysaj është një nga lojtarët e cmuar nga Carlo Ancelotti, që konfirmohet një strateg madhështor me 6 pikë të plota, ndërsa në debutim (ndeshja me Genoa e shtyrë) Milan i Gattusos dështoi të bënte goditjen e madhe, edhe pse i shkoi afër...

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/b3/B3VN.mp4

KLASIFIKIMI

1 Juventus 6

2 SSC Napoli 6

3 Atalanta 3

4 Empoli 3

5 Roma 3

5 Spal 3

5 Sassuolo 3

8 Parma Calcio 1

8 Udinese 1

10 Fiorentina 0

10 Genoa 0

10 Sampdoria 0

13 Chievo Verona 0

13 Milan 0

15 Bologna 0

15 Torino 0

15 Inter 0

18 Cagliari 0

19 Lazio 0

20 Frosinone 0

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI