Flash

Zemra e artë e Verratti: blen pc e vjedhur fëmijës me aftësi të kufizuar

Lapsi.al 25 August 2018
Zemra e artë e Verratti: blen pc e vjedhur fëmijës me aftësi

"Ju lutem, kthejeni kompjuterin djalit tim: është mjeti me të cilin komunikon me mësuesit dhe shokët e tij". Marco Verratti ka mbetur i goditur dhe menjëherë i është përgjigjur apelit të Gianluca Dall'Osso, i ati i Andreas, 9 vjecar, nxënës me aftësi të kufizuara në shkollën fillore Giordani në Bolonja viktimë e hajdutëve.

Mesfushori i Psg ka kontaktuar me familjen dhe ka bërë një dhurim për shkollën në mënyrë që fëmijës tiu blihet aparatura. Si raporton 'Corriere di Bologna', pasi është njohur me ngjarjen, Verratti ka telefonuar Patrizio Leonin, njeriu i tij i besuar, duke i kërkuar të veprojë sa më shpejt që Andrea të rimerrte pc e tij të nesërmen.

Futbollisti ka derdhur madje 10 mijë euro për ti blerë të gjitha aparaturat shkollës. "E falenderova dhe kemi biseduar që kur të jetë momenti i duhur të njihet me Andrean. Do të ishte nder për ne", tregon i ati i Andreas, që ka folur në telefon me futbollistin e Psg.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI