Flash

"A po e shihni oj lopte e mia sa i zoti jam une?" Berat Buzhala dekripton foton e Ramës me Ronaldon

Lapsi.al 26 August 2018
"A po e shihni oj lopte e mia sa i zoti jam une?" Berat Buzhala

Berat Buzhala duket i neveritur nga foto që kryeministri Edi Rama bëri me Kristiano Ronaldon. E quan atë të shëmtuar, të pashpirt dhe qesharake. Sipas tij, mesazhi i vetëm që Rama përçoi me publikimin e asaj fotoje është mburrja dhe arroganca para popullit, që nuk ka si të konsiderojë tjetër veçse "lopë".

Më poshtë komenti i plotë:

“Ka shku ne Itali me e bo nje foto me Ronaldon, duke abuzu me poziten e tij politike. Kryeministri i shtetit me te varfer ne Evrope shkon ne Itali, me e taku njanen prej ikonave te futbollit boteror.

Dhe kete takim e ilustron ne Facebook, sikur me deshte me iu thane shqiptareve: A po e shihni oj lopte e mia se sa i zoti jam une? A po e shihni o zhelana cfare Kryeministri te jashtezakonshem keni?

O te mjere, ju nuk me meritoni mua, sepse une e takoj cdo njeri ne kete planet, kurse ju nuk keni buke me e mbushe stomakun.

Pra, miq, ky eshte nenteksti i kesaj fotoje. Sikur Ronaldo te kishte qene per vizite zyrtare ne Shqiperi, hajde me 1000 dreqen, Kryeministri i atij vendi mundet me e taku, se nuk ka ku shkon pertej shtetit te vet.

Mirepo, me shku ne Itali, me e keqyr nje derbi, me e realizu nje foto me yllin e futbollit, me e plasu ne faqen e tij ne Facebook, kjo eshte aq e shemtume, aq e pashpirte, sa eshte ngapak edhe qesharake.

Ed, une i kisha lepi buzet nga xhelozia nese ti e kishe taku Ronaldon, a e kishe taku kendo ne kete bote, duke mos qene Kryeminister i shtetit, ose duke mos qene i zgjedhur i popullit, por duke qene nje individ i suksesshem i shoqerise shqiptare.

Ti Edi, ti qe e udheheq Shqiperine tash ne mandatin e dyte, krejt cka ke arrite ka qene rritja e hapesirave per kultivimin e droges ?.

Batoni nuk ke me ty a?”, shkruan Buzhala.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI