Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Denoncimi/ Nxënësit pa shkollë, ministria jep godinën me qera

Lapsi.al 26 August 2018
Denoncimi/ Nxënësit pa shkollë, ministria jep godinën me

Deputeti demokrat Luçiano Boçi denoncoi publikisht se Ministria e Arsimit ka dhënë me qira muajin e shkuar godinën e shkollës në njësinë administrative Bradashesh në Elbasan.

Dhe kjo, sipas Boçit, me justifikimin se nuk ka nxënës në zonë.

Por, sipas këtij të fundit, kjo është një nga zonat më të populluara dhe nxënësit të detyruar për të vazhduar mësimet në shkollën e mesme në Elbasan, bëjnë çdo ditë bëjnë 10 km.

Postimi në Facebook: 

“Në një kohë që kërkesat për shkolla të reja janë maksimale për shkak të degradimit infrastrukturor të tyre, Ministria jo vetëm që nuk ndërton të reja, por dhe të rejat e ndërtuara nga 2013, nuk i përdor por i jep me qera.

Për të qeshur e për të qarë.

Kjo ka ndodhur me godinën e re të shkollës së mesme në njësinë administrative Bradashesh.

E filluar si investim në 2013, shkolla ishte një kërkesë permanente e komunitetit, për shkak se të gjithë fëmijët për të vazhduar shkollën e mesme, detyroheshin me forgona e mjete të rastit të shkonin deri në Elbasan.

Por mgjs përfundoi në 2014, kjo shkollë nuk u vendos në funksion.

Shkaku: paaftësia ulëritëse e ministrisë së arsimit.

Justifikimi: s’ka nxënës, kur kjo njësi është ndër më të mëdhatë, me gati 10.000 banorë.

Fëmijët ndërkohë çdo ditë bëjnë 10 km për të arritur shkollën.

Aty janë investuar gati 1.5 milionë euro.

Për turp jepet me qera me çmimin qesharak 75 lekë.

Vendim i marrë në Korrik, nē kulmim e pushimeve verore.

Lajmi ka kaluar pa vëmendje, siç e donte Ministria e jonë e famshme e Arsimit”. 

Të këshilluara

Rama si adoleshent, publikon foto me Ronaldon

Vesi del me shpirtin. Edi Rama ka treguar shpesh shenja papjekurie. I fundit është ai i kësaj të shtune kur pati rastin të vizitojë Juventus Stadium për të ndje...

22:16

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI