Flash

Derbi i "heroit kombëtar" dhe beteja e Vlorës

Lapsi.al 26 August 2018
Derbi i "heroit kombëtar" dhe beteja e Vlorës

Superioria mbyll javën e dytë me dy ndeshje interesante e të paparashikueshme. Në Krujë luhet sfida mes Kastriotit e Skënderbeut, që të përbashkët kanë vetëm emrin e heroit tonë kombëtar, ndërsa ndeshja më e rëndësishme luhet në Vlorë: një betejë për të mos u humbur mes Flamurtarit dhe Kukësit.

KASTRIOTI - SKENDERBEU (16:45)

Korcarët e Orges Shehit duan fitoren e parë edhe jashtë fushës, për të vazhduar të impresionojnë, pas suksesit në shtëpi me Partizanin. Objektivat janë të ndryshëm për dy skuadrat: bardhekuqtë që kërkojnë titullin si shenjë hakmarrje ndaj gjithckaje që patën e kanë kundër në këtë sezon, ndërsa krutanët shpresojnë qendrimin në Superiore. Në krahët e entuziazmit, për fitoren në debutim, skuadra e Elvis Plorit e ka pikën e fortë brenda mureve të shtëpisë. Mbështetur nga publiku Kastrioti shpreson të marrë një tjetër rezultat pozitiv, përballë një skuadre që ka kualitet diferencues, por do të gjejë përballë një kundërshtar të motivuar...

FLAMURTARI - KUKESI (19:45)

Ilir Daja ka impaktin e parë me publikun e Vlorës dhe pas barazimit në debutim kërkon fitoren e parë sezonale, edhe për të mos u shkëputur nga kreu i klasifikimit. Kundërshtari nuk është i thjeshtë dhe është më para me përgatitjet, duke qenë se e ka filluar sezonin që në qershor (më vonë do të jetë disavantazh, por për momentin i favorizon). Kukësi ka ndryshuar jo pak në javët e drejtimit të Armando Cungut dhe jo vetëm në filozofi loje, por në organikë dhe kjo do ti peshojë jo pak kur përballë të ketë një rival agresiv dhe konciz, si janë skuadrat e teknikut Daja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI