Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Thaçi flet nga Austria: Korrigjimi i kufijve të mos frikësojë njeri

Lapsi.al 26 August 2018
Thaçi flet nga Austria: Korrigjimi i kufijve të mos

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për mediat në samitin e liderëve rajonalë e europianë në Alpbach të Austrisë sot, tha se korrigjimi i kufijve nuk e destabilizon rajonin.

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet te frikësojë askënd e as korrigjimi i kufijve, tha presidenti. Thaçi u shpreh se faza finale e dialogut me Serbinë është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe shumë e rëndësishme për të dyja shtetet.

“Në këtë aspekt ne kemi vështirësi në procesin e normalizmit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi në fazën finale të procesit dhe kemi nevojë për mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së dhe nga shtetet e tjera, që të arrijmë një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pa këtë marrëveshje asnjëri shtet nuk do të bëj progress në rrugën drejt BE-së. Benificonet nëse arrihet marrëveshja janë të mëdha, jo vetëm për Kosovën dhe Serbiën, por edhe për BE-në”, tha fillimisht presidenti Thaçi.

I pari i shtetit të Kosovës përmendi “një zgjidhje kreative”, e cila sipas tij duhet të bëjë bashkë dy shtetet, dhe të jetë e pranueshme nga Prishtina dhe Beogradi.

Thaçi edhe në këtë konferencë foli për korrigjimin e kufijve, për të cilin tha se një marrëveshje e tillë do të garantonte paqe.

“Kemi vendosur që të arrijmë një zgjidhje kreative dhe të pranueshme nga të gjithë. Jemi të bindur se kjo do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor. Kosova dhe Serbia nuk do të jenë shtetet e vetme që të korrigjojnë kufijtë”, tha Thaçi

Po ashtu, presidenti i Austrisë, mbrëmë ka pohuar se faza përfundimtare e dialogut Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet brenda vitit.

Deklarata pro ndryshimit të kufijve kanë ardhur edhe nga kabineti i Donald Trump, këshilltari i tij, John Balton, ka theksuar se SHBA nuk do të jetë pengesë e marrëveshjes Kosovë-Serbi në rast se palët merren vesh edhe për shkëmbim të territorit, shkruan Express.

Të këshilluara

Rama si adoleshent, publikon foto me Ronaldon

Vesi del me shpirtin. Edi Rama ka treguar shpesh shenja papjekurie. I fundit është ai i kësaj të shtune kur pati rastin të vizitojë Juventus Stadium për të ndje...

22:16

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI