Flash

Video/ Serie A: Interi është përsëri i çmendur, çon dëm avantazhin e dyfishtë

Lapsi.al 26 August 2018
Video/ Serie A: Interi është përsëri i çmendur,

Inter me dy fytyra në javën e dytë të Serie A. Në San Siro skuadra e Spalletti barazon 2-2 kundër Torinos. Në pjesën e parë zikaltrit dominojnë ndeshjen dhe shkojnë në avantazh të dy golave me Perisic në të 6' e De Vrij në të 32', aq sa u duk shumë e thjeshtë përballë një Torino që ruan freskinë fizike dhe kthehet fort në 45 minutat e dyta.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/gg/GGAB.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/51/519l.mp4

Skuadra e Mazzarri rrit ritmin dhe barazon me Belotti në minutën e 55' e Meité në të 68'. Luhatjet e zikaltërve janë të cmendura, ashtu si Inter është gjithnjë, por ndërkohë rivalët e titullit kanë siguruar 5 pikë avantazh në vetëm dy javë.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/an/aNXa.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/yb/ybQN.mp4

Për të bezdisur Juventus e Napolin mendon Spal, që fiton ndeshjen e dytë rradhazi, duke kaluar 1-0 Parmën. Fiorentina luan tenis me Chievon, që nuk përsërit dot barrikadën e ndërtuar kundër Ronaldos e të tjerëve në ndeshjen e parë, por dorëzohen 6-1 në Artemio Franchi. Me stadiumin e heshtur për 43 minuta, në nderim të 43 viktimave të tragjedisë, Genoa fiton debutimin 2-1 kundër Empolit, ndërsa skuadra tjetër e qytetit dorëzohet në transfertën e Udines, minimalisht përballë bardhezinjve...

SERIA A - NDESHJET

Spal 1 - 0 Parma Calcio 1913

Fiorentina 6 - 1 Chievo Verona

Cagliari 2 - 2 Sassuolo

Frosinone 0 - 0 Bologna

Genoa 2 - 1 Empoli

Inter 2 - 2 Torino

Udinese 1 - 0 Sampdoria

KLASIFIKIMI

1 Juventus 6

2 SSC Napoli 6

3 Spal 6

4 Udinese 4

4 Sassuolo 4

6 Fiorentina 3

7 Atalanta 3

8 Empoli 3

9 Genoa 3

10 Roma 3

11 Torino 1

11 Inter 1

11 Parma Calcio 1

14 Bologna 1

15 Cagliari 1

16 Frosinone 1

17 Milan 0

18 Sampdoria 0

19 Lazio 0

20 Chievo Verona 0

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI