Flash

Kocijançiç flet për mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë

Lapsi.al 27 August 2018
Kocijançiç flet për mundësinë e shkëmbimit

Komisioni Evropian vlerëson se Kosovës dhe Serbisë duhet t'iu jepet hapësirë që të merren vesh për përmbajtjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, tha zëdhënësja e Komisionit, Maja Kocijançiq.

Në një konferencë për gazetarët në Bruksel, Kocijançiq tha se BE-ja, si ndërmjetësuese e dialogut, nuk mund t'i komentojë elementet e mundshme të marrëveshjes, porse do të vazhdojë të punojë në mënyrë intensive me të dyja palët për arritjen e një ujdie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, e cila do të mbështetet nga bashkësia ndërkombëtare, transmeton REL.

Kocijançiq theksoi se “zgjidhja e përhershme nënkupton zgjidhje të qëndrueshme dhe reale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

E pyetur nga gazetarët nëse BE pranon ndryshimin e kufijve, shkëmbim të territoreve dhe territore të pastra etnike, Kocijançiq tha se nuk dëshiron të futet në spekulime dhe detaje “në këtë fazë të fundit të dialogut”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI