Flash

Prapaskena e verës: Lutjet e Mourinhos janë refuzuar nga Mandzukic

Lapsi.al 27 August 2018
Prapaskena e verës: Lutjet e Mourinhos janë refuzuar nga Mandzukic

Sulmuesi i Juventus, Mario Mandzukic, ka refuzuar në verë ofertën e Manchester United, pavarësisht lutjeve të Jose Mourinho. 32-vjecari është një lojtar kyc për bardhezinjtë që kur u bashkua nga Atletico Madrid në 2015. Sipas Calciomercato, Special One ishte i dëshpërar për të sjellë kroatin në Old Trafford.

Për Mandzukic diferencën e ka bërë deklarata e Allegrit se ai do të vazhdojë të jetë pjesë vitale e skuadrës, gjë që e bëri kroatin ti thoshte jo Mourinhos. Sigurisht me këtë veprim, kroati shpreson të shpërblehet me një rinovim të kontratës në Torino.

Mandzukic ka shënuar gol në fitoren 2-0 të Juventus kundër Lazios, duke regjistruar golin e parë sezonal. Pavarësisht se ka qenë një golashënues tek Bayern Munich dhe Atletico, golat për kroatin kanë ardhur me vështirësi në Itali. Sidoqoftë Mandzukic ishte deciziv për Kroacinë në Kupën e Botës - duke shënuar tre gola në Rusi - përfshirë edhe atë në finalen e humbur 4-2 kundër Francës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI