Flash

Rama flet për herë të parë për ndryshimin e kufijve në Kosovë, përgjigjet me fjalët e Hahn

Lapsi.al 27 August 2018
Rama flet për herë të parë për ndryshimin e kufijve

Konferenca e kryeministrave të Ballkanit në Durrës ka shërbyer për të marrë një koment nga komisioneri Hahn dhe nga Rama për ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Komisineri Hahn në përgjigjen e tij tha se është ende herët për të folur për këtë çështje, pasi sipas tij do të ketë dhe takime të tjera që do të diskutohen.

“Nuk mund të flas në këtë moment, pasi çështja është ende në diskutim, do të ketë dhe takim tjetër në Bruksel, ku do të shihet më qartë kjo çështje”, ishte kjo përgjigja e Hahn.

Ndërkohë që Rama refuzoi që të jap një përgjigje të tijën, por tha se është dakord me ato që tha Hahn.

“Merreni përgjigjen e Hahn dhe përktheheni në shqip, dhe në fund vendosni nënshkrimin tim. Kjo është përgjigja ime”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI