Flash

Rekord i frikshëm/ 367 mijë shqiptarë aplikuan për Lotarinë Amerikane

Lapsi.al 27 August 2018
Rekord i frikshëm/ 367 mijë shqiptarë aplikuan për

Ndërsa i afrohemi muajit tetor kur rinisin sërish aplikimet për Lotarinë Amerikane, bëhen publike të dhënat e atyre që aplikuan tetorin e shkuar. Shifrat janë të frikshme për një vend të vogël si Shqipëria. Rreth 367 mijë shtetas shqiptarë kërkojnë të largohen nga vendi në kërkim të ‘ëndrrës amerikane’. Ky është numri më i madh i aplikimeve në dhjetë vitet e fundit. Praktikisht Shqipëria është vendi i parë në Europë me rreth 17% të shtetasve të vetë mbi 20 vjeç, me të drejtë aplikimi, që duan të largohen drejt SHBA-së. Shifrat janë zyrtare nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Pas uljes së ndjeshme të flukseve të mëdha për azil në Gjermani dhe refuzimit të kërkesave, shqiptarët shohin Lotarinë Amerikane si shpresën e vetme për t’u larguar.

Tabloja është shumë e trishtë për një vend të vogël si i yni, i cili është duke u zbrazur vit pas viti. Përse duan të ikin shqiptarët nga sytë këmbët? Dhe ata që aplikojnë për Lotarinë Amerikane apo orvaten të sigurojnë viza pune në vendet e BE-së, nuk janë njerëz krejt të zakonshëm. Por bëhet fjalë për persona të shkolluar dhe që minimalisht kanë një punë apo një status të caktuar. Nëse i referohemi shifrave të OKB-së, pritet që popullsia e Shqipërisë të përgjysmohet deri në fudn të shekullit. Politika, sistemi i drejtësisë, ekonomia, arsimi, punësimi, varfëria e shumë çështje të tjera po i detyrojnë shqitarët të largohen nga vendi i tyre. Ndonëse çdo ditë flitet për rritje ekonomike nga qeveria, për invenstime apo edhe rilindje, faktet tregojnë të kundërtën.

Shqiptarët nuk duan të rrimë më në këtë vend. Dhe po e bëjnë këtë në një eksod të madh, eksod i cili po e zhvesh Shqipërinë nga shqiptarët. Eksod për të cilin askush nuk po flet. Eksod i cili, me shumë mundësi është tragjedia më e madhe e këtyre 27 viteve tranzicion.  Nga tetori në tetor, vit pas viti, numri i shqiptarëve që aplikojnë për Lotarinë Amerikane vjen duke u rritur.

Kjo nuk shpjegohet me ‘ëndrrën amerikane’, por papunësia, keqqeverisja, korrupsioni dhe shumë probleme të tjera që vijnë prej politikës, të cilat i detyrojnë shqiptarët të marrin rrugën. Në shtatë vitet e fundit, njerëzit që kanë ikur janë të barabartë, ose më shumë sesa numri i banorëve që ka qarku i dytë më i madh i vendit, Fieri, me 302 mijë banorë. Më pas renditet qarku i Durrësi me 285 mijë. Emigracioni, së bashku me rënien e lindshmërisë janë arsyet kryesore që po çojnë në tkurrjen e popullsisë.

Ende sot pas 27 viteve tranzicion, numri i atyrë që duan të ikin nga Shqipëria është ku e ku më i lartë sesa numri i atyre që duan të kthehen. Njerëzit po largohen sepse kanë intuitën të kuptojnë se çfarë po ndodh në Shqipëri, si dhe parandjejnë atë që i pret nëse vazhdojnë të jetojnë në këtu.

© LAPSI.al 

Të këshilluara

SHBA pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton deklaroi sot në Kiev se Uashingtoni nuk do të përfshihet në idenë për shkëmbim territoresh në...

16:42

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI