Flash

Tre operacione antidrogë, sekuestrohen 11 kg kanabis, 5 të arrestuar

Lapsi.al 27 August 2018
Tre operacione antidrogë, sekuestrohen 11 kg kanabis, 5 të arrestuar

Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka zhvilluar tre operacione antidrogë ku ka sekuestruar një sasi prej 11.2 kg kanabisi si dhe 40 doza. Gjatë këtyre operacioneve agjentët e policisë arrestuan 5 persona.

Në Tiranë, shërbimet e “Forcave Shigjeta” gjatë kontrolleve të zhvilluara në kryeqytet arrestuan 2 persona si dhe sekuestruan 40 doza kanabisi.

Në rrugën “Pandi Dardha”, “Shigjetat” në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, prangosën M.B., 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit në trup iu gjetën 32 doza kanabisi.

Ndërkohë pas kontrollit të një automjeti të tipit 'Skoda' në rrugën “Lord Bajron”, shërbimet e “Forcës Shigjeta” zbuluan 8 doza kanabisi si dhe arrestuan drejtuesin e automjetit Erin Koçiaj 21 vjeç. Policia nisi procedim në gjendje të lirë edhe për E.B., 22 vjeç me akuzën e “Moskallëzimit të krimit” i cili ishte pasagjer në automjetin tip 'Skoda'.

Në fshatin Cakran në Fier, pas një informacioni të marrë në rrugë operative efektivët e rendit arrestuan 27-vjeçarin Durim Korçari. Pas kontrollit në banesën e tij, policia zbuloi një sasi prej 5 kilogramë kanabisi.

Droga ishte e ndarë në 5 pako të mbështjella me letër alumini në formë drejtkëndore. Sipas hetimeve të policisë lënda narkotike dyshohet se po përgatitej të trafikohej në shtetin fqinjë, Greqi.

Ndërkohë policia e Kukësit goditi një tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike.  Gjatë operacionit të koduar  “WEEKEND”,  pas kontrollit të një automjeti tip Volkswagen në vendin e quajtur “Kepi i Rinisë”, në fshatin Ujmisht, agjentët zbuluan  një sasi prej 6.2 kilogramë kanabisi.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit Izmir Haxhia, 38 vjeç dhe Eduart Matmujën, 35 vjeç. Nga hetimet rezultonte se 35-vjeçari Matmuja ishte porositësi i lëndës narkotike e cila do të trafikohej në Kosovë, ndërsa Haxhia kishte rolin e transportuesit.

Gjatë operacionit policia sekuestroi automjetin me të cilin transportohej lënda narkotike, 2 telefona celularë si dhe 150 euro. Agjentët e antidrogës po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë trafik.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI