Flash

Zbulohet telefonata Merkel – Trump për kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës

Lapsi.al 27 August 2018
Zbulohet telefonata Merkel – Trump për kufijtë mes Serbisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kanë diskutuar për Ballkanin Perëndimor, përmes telefonit. Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert.

Duke mos dhënë detaje për bisedën lidhur me këtë çështje, Seibert ka treguar se dy liderët botërorë kanë diskutuar edhe për Ukrainën dhe për çështjet tregtare si dhe për situatën në Siri, veçanërisht për rajonin rreth Idlibit, raporton Reuters.

Pak kohë më parë, Merkel deklaroi haptas se është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, temë që po diskutohet pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se do ta shtrojë si çështje në dialogun me Serbinë.

Në anën tjetër, John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Trump, tha se SHBA-së nuk do t’i pengonte aspak shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, nëse pajtohen dy palët./express

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI