Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

“La Repubblica”: Marrja e 20 emigrantëve nga Shqipëria drejt dështimit

Lapsi.al 28 August 2018
“La Repubblica”: Marrja e 20 emigrantëve nga Shqipëria

Kryetari i Shoqatës Italiane e Studimeve Juridike mbi Emigracionin, Lorenzo Trucco, ka treguar se pse Shqipëria nuk mund të marrë 20 nga 140 emigrantët e anijes “Diciotti” të bllokuar në Katania. Sipas tij kjo është e pamundur ligjërisht për shkak se vendi ynë nuk është në BE dhe kjo do të thoshte “largim me forcë”. Në një intervistë për “La Repubblica”, Trucco thotë se ky transferim është ilegal.

“Në këtë pikë jemi jashtë çdo plani juridik. Shqipëria nuk është në BE dhe në këtë mënyrë po flasim për një largim në një “vend të tretë” që nuk ka çfarë kërkohet nga sistemi i përbashkët i komunitetit evropian për azilin.

Kjo do të thotë se nuk jemi të sigurt nëse kemi plotësuar kërkesën e tyre për njohjen e mbrojtjes. Kështu transferimi në Shqipëri mund të bëhet vetëm nëse emigrantët janë dakord dhe kurrë kundër dëshirës së tyre. Në atë rast do të ishte largim me forcë.

Pastaj është edhe çështja e zgjedhjes. Si do të përcaktohet kush duhet të shkojë në Shqipëri? Është një teatër absurd, një sulm ndaj sistemit të azilit. Për fat të mirë ndërhyri prokuroria” – tha Trucco. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, plagoset me armë 28-vjeçari

Nje 28-vjecar eshte plagosur me arme zjarri ne Tirane. Ne nje informacion paraprak per ngjarjen, policia thote se rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”, në...

21:05

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI