Flash

Partizani nxiton në merkato: dy lojtarë në 24 orë, por mungon akoma një sulmues

Lapsi.al 28 August 2018
Partizani nxiton në merkato: dy lojtarë në 24 orë, por

Partizani nuk ka më kohë për të humbur. Skuadra në dispozicion të Skënder Gegës ka nevojë për përforcime, duke patur parasysh edhe largimet e ditëve të fundit nga kampi i kuq. Në këtë pikë, për të mos lejuar kohën të mbarojë, pa i dhënë në duar armët e duhura teknikut, drejtuesit e klubit po nxitojnë në merkato, duke nënshkruar me dy lojtarë në më pak se 24 orë.

Besnik Ferati është prezantuar mesditën e sotme në ambjentet e klubit kryeqytetas, pasi ka firmosur një kontratë katër vjeçare. Mesfushori, 18 vjeçari, është formuar në ekipin e FC Shkupi dhe konsiderohet lojtari i të ardhmes, duke qenë se deri tani Ferati ka luajtur në të gjithë përfaqësueset e moshave të Maqedonisë.

Partizani ka sistemuar edhe krahun e majtë, aty ku me largimin e Kotobellit drejt Flamurtarit, kishte mbetur vetëm Kalari. Mbrojtësi nigerian Alma Abbo Wakili është akorduar me të kuqtë, duke firmosur një kontratë 1+1 me kryeqytetasit. 21-vjeçari, i cili vjen nga Shkëndija e Tetovës, i është bashkuar sot në stërvitje të kuqve.

Megjithatë, në tre ditët e fundit Partizani nuk i ka mbyllur llogaritë me afrimet. Divorci me mirëkuptim me Çanin dhe Abdurrahimin ka bërë që reparti ofensiv i të kuqve të jetë pa shumë zgjedhje, sidomos në qendër. Kështu, stafi drejtues ka vënë në shënjstër disa alternativa për të bërë edhe një tjetër lëvizje deri në 31 gusht, kur mbyllet zyrtarisht edhe merkato.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI